Lajme

NATO e rrethon me altileri, por Rusia ia hedh tanket nga ajri (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:14 | 14 May 2017

NATO ka treguar forcën e saj me anë të tankeve, gjatë stërvitjes së organizuar në Gjermani, ndërsa në anën tjetër edhe Rusia ka bërë thuajse të njëjtën gjë.

Austria mori vendin e parë në “Strong Europe Tank Challenge 2017”, ku pjesëmarrës ishin edhe SHBA, Ukraina, Gjermania, Polonia dhe Franca. Një vit më parë, ishte Gjermania që u rendit e para.

-Advertisement-

Organizuesit e “Strong Europe Tank Challenge 2017” thanë se, sfida ka si synim edhe nxitjen e shpirtin konkurrues dhe bashkëpunues mes palëve, për të shkëmbyer përvojën.

Kjo stërvitje u zhvillua përgjatë pesë ditëve në terrenin ushtarak të Grafenwoehr në Gjermani.

Në anën tjetër, trupat e Vladimir Putin zhvilluan një stërvitje duke praktikuar lëshimin e tankeve me anë të parashutave në fushë beteja.

Stërvitje u zhvillua në bazën ajrore të Dyagilevo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera