Lajme

NATO duhet të diskutojë për centralin bërthamor të Zaporizhzhias, thotë Moska

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 09 July 2023

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë Maria Zakharova tha të dielën se liderët e NATO-s duhet të diskutojnë për centralin bërthamor të Zaporizhzhia (ZNPP) në Ukrainë në samitin e ardhshëm këtë javë, pasi shumica e anëtarëve të aleancës do të gjenden në “zonën e goditjes direkte”.

Në postimin e saj, Zakharova citoi zëvendësministren e Mbrojtjes së Ukrainës, Hanna Maliar, e cila tha në një postim të shtunën se ishin “273 ditë që nga sulmi i parë në urën e Krimesë për të ndërprerë logjistikën e rusëve”, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Zakharova u përgjigj duke e quajtur Ukrainën “një regjim terrorist”.

-Advertisement-

“Tani ata kanë nisur një plan për ‘shpëtimin e tyre’ – dëmtim sistematik të centralit bërthamor -të Zaporizhzhia. Samiti i NATO-s duhej të fokusohej pikërisht në këtë temë. Në fund të fundit, shumica dërrmuese e anëtarëve të Aleancës do ta gjejnë veten në zonën e goditjes direkte” , tha ajo.
Alarmi filloi të përhapet javën e kaluar pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pretendoi se trupat ruse vendosën “objekte që ngjasojnë me eksploziv” në çatitë e këtij centrali.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera