Lajme

NATO, BE dhe më shumë se 40 vende i ofrojnë ndihmë Turqisë

Autori: Gazeta inFokus 11:58 | 06 February 2023

Qeveria turke ka marrë oferta ndihme nga Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), Bashkimi Evropian dhe 45 vende pas tërmetit shkatërrues që goditi jugun e vendit mëngjesin e sotëm

Lajmin e bëri të ditur presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në një fjalim televiziv të hënën, duke shtuar se të paktën 912 persona kanë vdekur në vend pas tërmetit me magnitudë 7.8 ballë.

5,385 persona të tjerë janë plagosur dhe më shumë se 2,400 njerëz janë shpëtuar nga rrënojat e ndërtesave të shembura.

-Advertisement-

Udhëheqësi turk tha se ka pasur “shkatërrim të rëndë” në qytete, me rreth 2,818 ndërtesa të shkatërruara.

“Shpresojmë se do ta kapërcejmë këtë fatkeqësi së bashku sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi Erdogan.

Në Sirinë fqinje , të paktën 386 njerëz kanë vdekur, duke përfshirë 239 kryesisht në rajonet e Aleppo, Hama, Latakia dhe Tartus, njoftoi më herët TV shtetëror sirian. Grupi “Helmetat e Bardha”, i njohur zyrtarisht si Mbrojtja Civile e Sirisë, raportoi gjithashtu të paktën 147 vdekje në zonat e kontrolluara nga opozita në veriperëndim të Sirisë. Qindra të tjerë janë raportuar të plagosur në Siri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera