Rajoni dhe Bota

NATO: Ankaraja dhe Athina të ndërpresin provokimet e ndërsjella

Autori: Gazeta inFokus 19:28 | 22 October 2020

NATO dënoi sot përshkallëzimin e tensioneve midis Turqisë dhe Greqisë në Mesdheun Lindor dhe u bëri thirrje dy vendeve anëtare të Aleancës që të respektojnë ligjin ndërkombëtar për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre.

“Të gjithë jemi dakord që tensionet duhet të zgjidhen në bazë të ligjit ndërkombëtar dhe solidaritetit midis Aleatëve”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, në ditën e parë të takimit të Ministrave të Mbrojtjes së Aleancës, në Bruksel.

“Dhe ne të gjithë e njohim rëndësinë e shmangies së fjalëve dhe veprimeve, që mund të përshkallëzojnë tensionet”, shtoi ai, raporton ATSh

-Advertisement-

Anëtaret e NATO-s, Greqia dhe Turqia kanë rënë dakord të krijojnë një linjë të drejtpërdrejtë për të shmangur rreziqet e aksidenteve dhe incidenteve në det dhe në ajër dhe për të kontribuar në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis dy vendeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera