Lajme

Natë e qetë dhe pa të lënduar gjatë ndërrimit të moteve në Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus 12:47 | 01 January 2024

Nata e ndërrimit të viteve në qytetin e Mitrovicës edhe pse është shoqëruar me ndezjen e shumë fishekzjarrëve dhe mjeteve tjera piroteknike, nuk ka shënuar ndonjë incident apo lëndim tek qytetarët.

Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress, drejtori i QKMF-së në Mitrovicë, Fevzi Sylejmani.

Sipas tij, përveç rasteve të rëndomta që ndodhin zakonisht edhe ditëve tjera, ku qytetarët kërkojnë trajtim, nuk është shënuar ndonjë rast me lëndime gjatë përdorimit të mjeteve piroteknike.

-Advertisement-

“Ka qenë natë e qetë dhe pa ndonjë incident apo të lënduar sa i përket festimeve me mjete piroteknike. Asnjë rast nuk është lajmëruar gjatë natës së mbrëmshme te ne në lidhje me këtë çështje”, ka thënë Sylejmani në telefon, duke shtuar se ka pasur disa raste tjera, siç ndodhë zakonisht, por që nuk ndërlidhen me festën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera