Lajme

Natë e keqe për Mimoza Kusarin, ja çka i bën analistët politik!

Autori: Gazeta inFokus 00:01 | 05 June 2017

Kandidates për deputet nga koalicioni LDK- AKR- Alternativa, Mimoza Kusari- Lila nuk i ka shkuar fare mirë debati në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Ishte analisti politik, Imer Mushkolaj ai i cili disa herë e  vuri në pozitë të palakueshme.

Mushkolaj i tha Kusarit se ju e akuzuat Qeverinë Mustafa për Aeroportin e Gjakovës, e sot, po flisni se ai dhe Qeveria e tij, qenkan të mirë.

-Advertisement-

Kusari duke mos pasur përgjigje për këtë rast, tha se me programin e tashëm të këtij koalicioni, Aeroporti i Gjakovës do të funksionalizohet.

Mushkolaj nuk u ndal me kaq.

Ai e pyeti Kusarin se a mendon ende ashtu siç ka deklaruar pas ndarjes me AKR-në.

Kusari duke mos pasur përgjigje, tha se ajo nuk komenton deklaratat as të Pacollit, as të Hotit e as të askujt Brenda Listës LDK- AKR- ALternativa.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera