Sport

Nata e fundit në karantinë e klubit kosovar

Autori: Gazeta inFokus 20:16 | 26 March 2020

Komuna e Klinës, të premten në mesnatë e përfundon kohën e izolimit prej dy javësh, të shpallur nga Qeveria e Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Ende nuk dihet se cili do të jetë vendimi i radhës i Qeverisë për këtë qytet, pasi përveç një shtetase italiane, më nuk ka pasur asnjë rast me coronavirus.

Kështu, karantinën do ta përfundojë edhe klubi i Superligës, Dukagjini, futbollistët e të cilit do ta kryejnë 14-të ditshin e izolimit.

-Advertisement-

Në Evropë, karantina për shkak të virusit Covid-19, zgjatë 14-të ditë.

Një të tillë, të martën e ka përfunduar skuadra e Interit, e cila i ka liruar lojtarët që të mund të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të dalin për gjërat e nevojshme./Gazeta inFokus/

Fotografia e KF Dukagjini (Klinë)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera