Rozë

“Nata me Asension!”, Dua Lipa zbulon të vërtetën

Autori: Gazeta inFokus 17:52 | 30 May 2018

Mediat turke shkruan së fundmi se Dua Lipa e kaloi natën pas finales së Champions League me yllin e Realit, Marco Asensio.

Sipas CNN turk, futbollisti i Real Madridit dhe bukuroshja shqiptare janë takuar pas përfundimit të festës së madrilenëve në Kievi dhe kanë qëndruar gjatë gjithë natës së 27 majit së bashku në një hotel.

Dua Lipa ka reaguar në “Twitter” në lidhje me këto thashetheme, duke shkruar se asgjë nuk është e vërtetë. Ajo e mohon kategorikisht takimin me yllin e Realit, duke dhënë edhe arsyet pse nuk mund të ndodhte.

-Advertisement-

“Nuk e kam takuar kurrë Marco Asension dhe është e pamundur të ndodh, sepse agjenti im i cili është fans i Liverpoolit nuk do të më falte asnjëherë”, ka shkruar Dua Lipa në “Twitter”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera