Lajme

Nasuf Bejta kundërkandidat i Vjosa Osmanit në garën për president

Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 02 April 2021

Nasuf Bejta do të jetë kundërkandidat i Vjosa Osmanit në garën për president. Anëtari i Listës Guxo të Vjosa Osmanit e ka konfirmuar për Indeksonline kandidaturën e tij.

“Po, do të jem kundërkandidat në garën për president. Jam kandidat shumë serioz në këtë garë dhe pretendoj të fitoj” ka thënë Bejta për Indeksonline.

Bejta në zgjedhjet e fundit ka qenë kandidat për deputet në listën e Vetëvendosjes.

-Advertisement-

Nasuf Bejta u lind më 03 nëntor 1960 në fshatin Smrekonicë të Vushtrrisë. Shkollën fillore e kreu në Smrekonicë, ndërsa të mesmen në Gjimnazin “Muharrem Bekteshi” në Vushtrri. Studimet universitare i kreu në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës.

Është inxhinier i diplomuar me përvojë 32 vjeçare në arsim, dhe aktualisht punon si mësimdhënës në SH.M.T. “Lutfi Musiqi” në Vushtrri.

Është njëri ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh edhe kryetar i kuvendit të nëndegës Smrekonicë, anëtar i kryesisë qendrore nga dega në Vushtrri në dy mandate, deri në vitin 2007 kur dha dorëheqje të parevokueshme për shkak të konfrontimeve dhe politikave që po e dëmtonin Kosovën. Ka qenë bashkëpunëtor civilo-ushtarak gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera