Lajme

Nasim Haradinaj sot del para Speciales

Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 29 September 2020

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj do të paraqitet sot në ora 15.00 në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, shkruan Gazeta inFokus.

Kështu ka njoftuar Gjykata Speciale, e Haradinaj u arrestua me 25 shtator vetëm një ditë pas arrestimit të parë të bërë nga Gjykata Speciale.

Arrestimi i Haradinajt u bë nga njësi të EULEX-it nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera