Nasim Haradinaj së shpejti dorëzon kërkesë për lirim të parakohshëm
Autori: Gazeta inFokus
07:47 | 31 Korrik 2023
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj, pritet që së shpejti t’i dorëzohet me kërkesë Gjykatës Speciale për lirim të parakohshëm. Kjo pasi atij së shpejti i kalon pothuajse dy e treta e dënimit të mbajtur, duke llogaritur me dënimin prej 4 vjet e tre muaj burgim.
Lajmin e ka konfirmuar për gazetën Nacionale avokati i Nasim Haradinajt, Toby Cadman. Ai ka thënë se së shpejti do të ketë një takim me Haradinajn për t’i diskutuar detajet e kësaj kërkese.
“Z. Haradinaj do t’i ketë arritur së shpejti dy të tretat e dënimit të tij, prandaj kualifikohet për lehtësim të dënimit, ose lirim të hershëm. Ne jemi në procesin e përgatitjes së kërkesës dhe unë do të takohem me z. Haradinaj këtë javë për ta diskutuar më tej çështjen. Pikëpamja jonë është që ka bazë të fuqishme për ta përkrahur kërkesën e tij për lirim të hershëm”, ka thënë avokati Toby Cadman
Nasim Haradinaj bashkë me Hysni Gucatin ishin dënuar fillimisht me nga 4 vjet e gjashtë muaj burgim. Më pas, Gjykata e Apelit në Hagë ua zbuti dënimin në 4 vjet e tre muaj. Ata janë arrestuar që nga shtatori i vitit 2020. Koha e kaluar në paraburgim iu llogaritet në totalin e dënimit.
Aktualisht avokatët janë ankuar në Gjykatën Supreme të Hagës, për të kërkuar uljen e dënimit ose lirimin e tërësishëm të dy udhëheqësve të Organizatës së Veteranëve të Luftës.
Gjykata Speciale kohë më parë kishte caktuar edhe penalin që do të merret me këtë rast. Kryetare e këtij paneli është caktuar e para e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova. Pastaj gjyqtarja Christine van den Ëygnaert dhe Daniel Fransen.
Vendimi i Apelit
Konstatimet kryesore të Gjykatës së Apelit:
Paneli trajton në fillim gabimet e pretenduara në lidhje me vendimet e trupit gjykues për të mos-nxjerrë ose redaktuar materialet. Paneli konstaton se materialet nuk janë relevante për përmbajtjen, por për natyrën e tyre konfidenciale. Duke ditur se ato ishin pjesë e hetimeve, ishte e arsyeshme që një hetues i ZPS-së të konfirmonte statusin konfidencial të këtyre dokumenteve. Paneli vëren se mbrojtja pati mundësi t’i bënte pyetje hetueses së ZPS-së dhe se krahas mbështetjes në këtë dëshmi, trupi gjykues vërtetoi autenticitetin. Të akuzuarit nuk kanë arritur të provojnë gabime në konstatimet e trupit gjykues. Procedura e ndjekur nga trupi gjykues i përmbush standardet e gjykimit të drejtë. Paneli rrëzon kundërshtimet e z.Haradinaj.
Zbulimi i fshehtësive zyrtare: Paneli rrëzon interpretimin e z.Gucati dhe pajtohet me trupin gjykues se nuk kërkohet specifikisht që informacioni duhet të jetë nxjerrë drejtpërdrejtë nga kryesi i veprës penale. Paneli konstaton se z.Gucati nuk ka arritur të provojë se informacioni i trajtuar konfidencial, duhej të ishte i fshehtë. Paneli rrëzon kundërshtimet e mbrojtjes për pikën 5 të aktakuzës.
Zbulimi i paautorizuar i identitetit të dëshmitarëve: Mbrojtja nuk ka arritur të provojë gabime në konstatimet e trupit gjykues. Pika gjashtë e aktakuzës përfshin dy forma të rënda të veprës penale bazë, vetëm njëra është relevante për këtë çështje që është rasti kur vepra penale shkakton pasoja të rënda për personin e mbrojtur. Paneli konstaton se të akuzuarit nuk kanë arritur të provojnë që trupi gjykues u mbështetë në dëshminë e dëshmitarit të caktuar. Paneli konstaton se trupi gjykues nuk gaboi se u shkaktuan pasoja të rënda për dëshmitarët që u zhvendosën në banim sepse ishin në rrezik. Paneli konstaton se kjo vlen vetëm për dy dëshmitarë.
Trupi gjykues nuk dha asnjë shpjegim për konstatimin e tij lidhur me publikimin e emrit të një dëshmitari. Për këtë arsye, Paneli i Apelit pajtohet me z.Gucati se trupi gjykues gaboi dhe rrjedhimisht pranoi arsyen 11 të apelit të z.Gucatit.
Frikësimit gjatë procedurës penale: Paneli i Apelit mendon se pengimi i procedurës penale s’ka lidhje me alternativën e nenit 387, dhe trupi gjykues nuk gaboi se të akuzuarit përdorën kërcënime të rënda lidhur me procedurën penale. Lidhur me fjalën kërcënim i rëndë, gjykon se synimi i ligjvënëse ishte që termi të përfshinte çfarëdo kërcënimi që bën dëm, e jo vetëm përdorimin e forcës. Interpretimi i trupit gjykues përputhet me dispozitat dhe qëllimin e tyre. Paneli konstaton se të akuzuarit nuk kanë arritur të provojnë gabim në vlerësimin e trupit gjykues të veprës penale për frikësim. Paneli konstaton se synimet e dy të akuzuarve kishin synime që dëshmitarët të mos japin dëshmitë e tyre. Rrëzon kundërshtimet e mbrojtjes ndaj konstatimeve.
Pengimi i personave zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare me kërcënim të rëndë: Paneli gjykon se interpretimi është në përputhje me qëllimin e dispozitës. Shumica e panelit konstaton se të akuzuarit nuk kanë provuar gabim në vlerësimin e trupit gjykues në këtë vepër penale.
Paneli sqaron se ka ndryshim midis detyrimit të ZPS-së për vërtetimin e fajësisë, dhe përgjegjësisë së mbrojtjes për paraqitjen e provave në mbështetje penale. Paneli vëren se trupi gjykues me të drejtë konstatoi lidhur se nuk kishte shtytje në veprën penale nga ana e Prokurorisë.

T� tjera
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
































