Lajme

Nasim Haradinaj: Politika i ka fryrë listat

Autori: Gazeta inFokus 20:33 | 18 September 2018

Nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka thënë se organizata e tyre qysh në fillim ka qenë për verifikim dhe hetim të listave të veteranëve të luftës.

Haradinaj, në emisionin “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se “ne kemi thirrur Prokurorinë të ndërhyjë dhe ajo ka bërë mirë që ka filluar me këtë proces”.

“Tash ka dalë diçka tjetër. Kjo listë që ka dalë nuk ka pasur qëllime të sinqerta të hetimit. Me daljen e disa emrave të veteranëve të vërtet në këto lista, kjo aktakuzë tashmë ka rënë poshtë”, tha ai.

-Advertisement-

“Është mirë që është ngritur aktakuza për personat e caktuar, që të verifikohen nëse janë të fajshëm apo të pafajshëm. Kjo do të bënte mirë për veteranët, çfarëdo qofshin vendimet”, tha ai.

Haradinaj mendon se ndaj veteranëve të vërtetë po bëhet një luftë speciale, ashtu si në çdo vend të botës.

“Publikimi i emrave (të “veteranëve të rrejshëm”), e shkel normën ligjore duke bërë vepra penale, pasi të dhënat personale janë të mbrojtura me ligj”, tha ai përcjell Telegrafi.

Ai ka thënë se UÇK-ja po fyhet çdo ditë ndërsa shteti është duke heshtur.

“Nëse sulmohet kjo forcë atëherë ne s’kemi pasur nevojë të çlirohemi nga UÇK-ja. Këta që sulmojnë janë edhe bashkëpunëtorë të Serbisë dhe sot i ke edhe ne gjykata”, tha ai.
Haradinaj ka thënë se veteranë mund të jenë më shumë se 60 mijë por veteranë luftëtarë ka shumë më pak.

“U spekulua aq shumë me shifra nga komandantët sa që është e vështirë të dihet e vërteta. Kemi deklarata të komandantëve që janë kundërthënëse ndërmjet tyre. Edhe organizatat e veteranëve e kanë thënë se ky numër është i fryrë”, tha ai.

Ai mendon se politika i ka fryrë listat e veteranëve.

“Secila parti është marrë vesh me i shti njerëzit e vet, për ta mbajtur baraspeshën. Edhe tash partitë e prishën aktakuzën… Unë mendoj se si proces juridik, ky proces ka përfunduar…”, tha ai.

Duke folur për ambasadorin Delawie, Haradinaj ka thënë se nuk pendohet për deklaratat ndaj Delawie.

“Delawie ka bërë presion te deputetët e Kosovës për shumë çështje. Edhe për Gjykatën Speciale edhe për demarkacionin dhe çdokund”, tha Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera