Lajme

Nasim Haradinaj nuk u lejua të bisedoi me familjaret

Autori: Gazeta inFokus 15:39 | 29 September 2020

Nënkryetari i OVL –UCK-së, nuk ka biseduar me familjarët e tij pasi është dërguar në Hagë.

Atij nuk iu ka dhënë mundësia të kontaktoi më ta deri të hënën mbrëma, shkruan Gazeta Infokus.

Kështu është shprehur Haradinaj gjatë seanca gjyqësore që po mbahet në Hagë.

-Advertisement-

“Diku tre katër dite me vone nuk kam kontaktuar me familjaret, për arrestim është marrëvesh përmes mediave, por per prunjem tem tek prom kam kontaku me familje, pasi që ashtu janë ofruar rrethanat”, ka thënë Haradinaj.

Një gjë e tillë është bërë pasi që atij nuk i është lejuar të përdor telefonin e tij personal ku kishte numrat e telefonit.
Haradinaj u arrestua të premten në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Për të dyshuarin është lëshuar fletarrestim për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës.

Pos Haradinajt është arrestuar edhe kreu i veteranëve, Hysni Gucati. Ai pritet të dalë para gjykatës me datë 1 tetor në ora 15:00./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera