Lajme

Nasim Haradinaj: Nuk pranoj të arrestohem nëse nuk bëhet nga Policia e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 16:22 | 25 September 2020

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të UCK-së, Nasim Haradinaj ka komentuar aksionin e EULEX-it në zyrat e kësaj organizate.

Haradinaj ka thënë se nuk i ka njoftuar askush dhe se kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati nuk ka marrë asnjëherë ftesë dhe as ndonjë paralajmërim nga Gjykata Speciale.

Ai po ashtu ka thënë se nuk pranon të arrestohet nëse arrestimin nuk e bën Policia e Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

“Me thirri kryetari e pata në plan me ardh unë nuk e njoh këtë Gjykatë. Kjo na bën me mëndu a kemi shtet a kemi parlament. A ka të drejtë dikush të hyjë në dhomë të fjetjes

EULEX-i sillet me ne kështu sepse nuk ka konsideron njerëz. Përfaqëusesit e kësaj Gjykate e kanë pranu që kjo Gjykatë nuk është  Kosovës nëse kjo nuk është e Kosovës dhe ne nuk e njohim.

Po na marin me dhunë dokumente në arkiva. Ne nuk pranojmë të arrestohemi nëse kjo nuk bëhet nga Policia e Kosovës.

Qefi jem është që edhe nëse jepet urdhëri mem arrestu nga kjo Gjykatë arrestimi të bëhet nga policët tonë. Nuk kemi pas as paralajmërim as ftesë as asgjë për këtë aksion”./Gazeta infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera