Nasim Haradinaj kërkon që të mos marrë pjesë në seancën e nesërme paragjyqësore
Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 23 February 2021
Toby Cadman dhe Carl Buckley, avokatë të Nasim Haradinajt, kanë kërkuar që nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës t’i mundësohet që të mos marrë pjesë në seancën e radhës paragjyqësore, që është paraparë të mbahet nesër në orën 11:00.
Në parashtresën e avokatëve të Haradinajt, kërkohet që nesër në seancë të paraqitet nga distanca vetëm avokati.
“Me urdhër të datës 17 Shkurt 2021, Gjyqtari i Procedurës paraprake caktoi datën për një Konferencë Statusore dhe për paraqitjet. Kjo Konferencë e Statusit është e caktuar për 24 Shkurt 2021 në 11:00. Në emër të Z. Haradinaj, bëhet një kërkesë që ajo seancë të shqyrtohet në mungesë të të pandehurit dhe që avokati të marrë pjesë në distancë”, thuhet në parashtresë.
Mbrojtja ia ka bashkangjitur parashtresave edhe aplikacionin dhe një shtojcë konfidenciale, ku Haradinaj ka konfirmuar kërkesën për të mos marrë pjesë në seancë dhe që seanca të mbahet në mungesë të tij.
Ekipi mbrojtës i Haradinajt, po ashtu konfirmon se Nasim Haradinaj parapraksht ka marrë këshilla të përshtatshme nga avokatët dhe se kjo çështje është diskutuar në një takim me Haradinajn. Në fund, pëlqimi me shkrim i Nasim Haradinajt është bashkëngjitur si konfidencial.
Më 26 shtator të vitit të kaluar, u arrestuan dy ish-krerët e OVL-së së UÇK-së, kryetari Hysni Gucati dhe nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haradinaj. Të dy akuzohen për pengim në administrimin e drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Të tjera
-
Këta janë dhjetë personat më të votuar nga të gjitha partitë
Në këto zgjedhje, personi më i votuar ka dalë të jetë kandidatja për presiden...
-
Vdiq zyrtari për informim i Ministrisë së Arsimit
Ka vdekur zyrari për informim në Divizonin për Komunikim Publik në Ministrinë...
-
Mimoza Kusari përmend një arsye se pse LDK’ja duhet të votojë Vjosa Osmanin për Presidente
Sot është diskutuar rreth përfundimit të zgjedhjeve me deputeten e zgjedhur n...
-
Haradinaj priti në takim ambasadoren e Finlandës Pia Stjernvall
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pr...
-
Grenell: Ndërkombëtarët nuk kanë investuar në Kosovë që Kurti të vijë e ta shpërbëjë atë
Ish-emisari i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka dis...
-
Paralajmërimi i Interpolit: Vaksinat false që kemi sekuestruar deri tani janë “vetëm maja e ajsbergut”
Policia në Kinë dhe Afrikën e Jugut ka kapur mijëra doza false të vaksinës Co...
-
Sa vota ia solli Vetëvendosjes Vjosa Osmani sipas Baraliut
Opinionisti Bleron Baraliu ka kalkuluar votat që Lista Guxo e Vjosa Osmanit i...
-
Gjilani nuk do të përfaqësohen në Kuvend nga “partitë e vjetra”
Asnjë nga kandidatët për deputetë të partive politike tradicionale në komunën...
-
Në këto komuna do të ketë ndërprerje të rrymës nesër
KEDS’i ka bërë të ditur se për shkak të punimeve të domosdoshme për siguri të...
-
Grenell: Pse Albin Kurti po flet për zhbërjen e shtetit të vet?!
Ish-Emisari i Presidentit Donald Trump, Richard Grenell ka kërkuar nga admini...
-
A u bë deputet Faton Abdullahu?
Faton Abdullahu nuk ka arritur të sigurojë votat e nevojshme për t’u bërë dep...
-
Arrestohet një 54 vjeçar në Prishtinë, iu gjet në veturë një armë dhe municion
Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht zyrtarët e stacionit policor j...