Lajme

Nasim Haradinaj del para gjykatëseve në Hagë

Autori: Gazeta inFokus 15:19 | 29 September 2020

Ka nisur seanca gjyqësore ndaj nënkryetarit të OVL-UÇK’së, Nasim Haradinajt para Gjyqtarit të Procedurës paraprake në Hagë, shkruan Gazeta Infokus.

Haradinaj u arrestua të premten në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Për të dyshuarin është lëshuar fletarrestim për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës.

-Advertisement-

Pos Haradinajt është arrestuar edhe kreu i veteranëve, Hysni Gucati. Ai pritet të dalë para gjykatës me datë 1 tetor në ora 15:00./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera