Lajme

“Nashta ka shku me ruajt kufirin”, deputeti i PDK-së thumbon Sveçlën

Autori: Gazeta inFokus 12:36 | 10 November 2022

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, e ka “thumbuar” Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën, i cili nuk ishte në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.Reçica ka thënë se ndoshta Sveçla ka shkuar që ta ruajë kufirin, duke e lidhur me situatën në veri të vendit.

“Ministri mdoket s’qenka këtu, nashta ka shku me rujt kufirin atje”, ka thënë Reçica.

Për pyetjen që donte ta parashtronte, deputeti tha se po e pret Ministrin që “ta kryej ndërrimin”.

-Advertisement-

“Po e pres Ministrin, kur te kryen ndërrimin, pastaj ia parashtroj pyetjen”, ka thënë Reçica.Pyetja e tij ishte lidhur me mos lëshimin e pasaportave dhe dokumenteve të tjera identifikuese.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera