Lajme

Naser Syla jep detaje për gjendjen e të plagosurve: Janë pranuar 17 pacientë, një është në rrezik për jetë

Autori: Gazeta inFokus 02:06 | 05 August 2023

Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla, ka dhënë detaje për gjenden shëndetësore të të plagosurve nga të shtënat me armë zjarri në lokalin “BonVivant”, në Prishtinë.

Syla në një prononcim para mediave ka thënë se nga 17 persona që janë pranuar në Qndrën Emërgjente, shtatë janë lënduar me armë zjarri dhe dhjetë me mjetë të mprehta.

Sipas Sylës, nga të plagosurit me armë një person është në rrëzim për jetë.

-Advertisement-

““Në Qendrën Emergjente janë pranuar 17 pacienta,  prej tyre 7 janë të lënduar me arnë zjarri kurse 10 nga ta janë të lënduar prej mjeteve të mprehta, pjesëve të xhamave, mandej ka edhe lëndime tjera prej të topitura duke ikur. Prej këtyre që janë më armë zjarri një është në rrezik për jetë është ende duke u intervenu, duke u punu në sallë të operacione, tri ekipe janë ka punojnë. Gjendja e tij është jo stabile dhe është në rrezik për jetë. Kurse këta 6 tjera janë kry të gjitha ekzaminimet e duhura ne qendrën emergjente edhe një prej tyre pret në ndërkohë për më hy në sallë të operacionit, por për momentin në gjendje stabile”, ka thënë Syla./Gazeta Infokus/

Policia jep detaje për plagosjen në Prishtinë

Inicialet e dy personave që dyshohet se u përfshinë në plagosjen në “BonVivant”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera