Lajme

Naser Rugova tregon nëse do ta votoj Haradinajn për Kryeministër

Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 05 July 2017

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës Naser Rugova në një prononcim për arbresh.info i ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet se ai dhe Teuta Rugova do ta votojnë Ramush Haradinajn për kryeministër.

Rugova tha se  vazhdon të i’u qëndron prapa deklaratave të tij se nuk do të marrë vendim individualisht as ai e as Teuta dhe se do ta respektoj çdo vendim të partisë të cilës i përket.

“Fjalët se unë dhe Teuta do ta votojnë Ramush Haradinajn për kryeministër janë spekulime të qarqeve të caktuara, rezultatet ende nuk janë certifikuar nga KQZ-se ne jemi deputet të LDK-së dhe ne do ti respektojmë vendimet dhe qëndrimet që i merr kryesia  dhe këshilli i përgjithësim i LDK-së, pasi që ata na kanë propozuar për deputet dhe ne i kemi marrë votat e elektoratit të LDK-së, në këtë kuptim të gjitha këto që thuhen në aspekte individuale janë spekulime të qarqeve të caktuara dhe nuk ka të bëjë asgjë me realitetin në këtë kuptim.  Unë e kamë bërë publike qëndrimin tim për këto spekulime dhe vazhdoj ti qëndroj mbrapa. LDK ende nuk është ulur të analizoj situatën, ne presim certifikimin e rezultateve dhe pas certifikimit do të hapet rruga tjetër  ligjore për konstituimin e institucioneve pastaj LDK do të ule të bisedoj për hapat e mëtutjeshëm” deklaroi Rugova./arbresh.info/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera