Lajme

Naser Ramadani thotë se ishin 10 të vdekur në 24 orët e fundit, njoftimi i IKSHPK’së 9

Autori: Gazeta inFokus 15:58 | 01 August 2020

Drejtori i IKSHPK’së, Naser Ramadani në konferencën e mbajtur për media mbi të dhënat e 24 orëshit të fundit me Covid-19 ka thënë se kanë vdekur 10 persona nga koronavirusi duke e çuar numrin në 237, por njoftimi i Institutit të cilin e drejton thotë se janë 9 persona të vdekur.

Ramadani para mediave tha se janë gjithsej 237 raste të vdekjes nga Covid-19 në 24 orë, përderisa dje numri i përgjithshëm i vdekjeve ishte 227.

“Kemi 237 raste të vdekjes të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, tha ai.

-Advertisement-

Por njoftimi i IKSHPK’së në Facebook, thotë ndryshe, aty numri i të vdekurve nga Covid-19 është 9 pasi numri i total është 236 raste të vdekjeve.

Sipas IKSHPK’së gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 434 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 224 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 8.554 raste nga 36.943 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 236 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 152 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.730 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.588.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera