Sport

Napoli uron Shqipërinë për ngjitjen në Ligën B

Autori: Gazeta inFokus 10:02 | 19 November 2020

Gjigandi italian, Napoli, ka uruar kombëtaren e Shqipërisë dhe trajnerin e saj, Edurardo Reja, për ngjitjen nga Liga C në atë B, shkruan Gazeta inFokus.

‘Kuqezinjtë’ arritën të mposhtini Bjellorusinë me rezultat 3-2, në stadiumin ‘Air Albania’.

Kjo fitore ishte mjaft e rëndësishme për kombëtaren shqiptare, pasi kalimi në Ligën B është një hap i madh.

-Advertisement-

E pas kësaj fitoreje, teknikun Reja, e ka uruar ish klubi që ai ka drejtuar, Napoli.

Në një postim të bërë në twitter , klubi italian ka shkruar, “Komplimente zotëri Reja për ngjitjen në Ligën B të Ligës së Kombeve me kombëtaren e Shqipërisë”.

Kujtojmë që Reja ka qenë trajner i ‘napolitanëve’ gjatë viteve 2005 – 2009.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të Napolit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera