Sport

Napoli rikthehet te fitorja në kampionat, Rrahmani luan standard

Autori: Gazeta inFokus 22:42 | 28 October 2021

Pas barazimit në udhëtim te Roma, skuadra e Napolit është kthyer te fitorja në elitën e futbollit italian, shkruan Gazeta inFokus.

Napolitanët e kanë mposhtur në shtëpi ekipin e Bolognas me rezultat 3-0, në duelin e vlefshëm për xhiron e 10-të në Serie A.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Diego Armando Maradona’, serinë e golave e hapi Fabian Ruiz në minutën e 18’, i cili shënoi një supergol nga distanca për rezultatin 1-0.

-Advertisement-

Kur po zhvillohej minuta e 40’ u akordua penallti në favor të vendasve, e një minutë me vonë nga pika e bardhë realizoi Lorenzo Insigne për shifrat 2-0.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 2-0 për Napolin, kurse në 45 minutat e dytë vendasit shënuan edhe një herë.

Ishte Lorenzo Insigne ai i cili shënoi përsëri nga penalltia golin e dytë personal në këtë ndeshje dhe për rezultatin përfundimtar 3-0 për Napolin.

Në këtë ballafaqim për 90 minuta luajti edhe mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, i cili edhe në këtë ndeshje bëri një paraqitje fantastike për napolitanët.

Kjo ishte fitorja e nëntë e Napolit në këtë sezon pas 10 ndeshjeve të zhvilluara, duke barazuar vetëm njëherë me Romën.

Pas kësaj fitoreje, Napoli e rimerr përsëri kreun e tabelës me 28 pikë, aq sa ka edhe Milani që renditet i dyti, kurse Bologna mbetet e 12-ta me 12-të sosh.

Ndeshjen e radhës napolitanët e luajnë në udhëtim te Salernitana, kurse Bologna e pret Cagliarin./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera