Sport

Napoli realizon fitoren e parë në vitin 2022

Autori: Gazeta inFokus 18:23 | 09 January 2022

Skuadra e Napolit e ka regjistruar fitoren e parë në Vitin e Ri 2022, shkruan Gazeta inFokus.

Napolitanët kanë triumfuar përballë Sampdorias me rezultat minimal 1-0, në sfidën e vlefshme për xhiron e 21-të në Serie A.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Diego Armando Maradona’, golin e vetëm për vendasit e shënoi Antrea Petagna.

-Advertisement-

Sulmuesi italian realizoi në minutën e 43’ të ndeshjes për ti dhuruar tri pikë skuadrës së tij.

Në këtë takim për 90 minuta për napolitanët luajti edhe mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani.

Pas kësaj fitoreje, Napoli renditet i treti me 43 pikë, kurse Sampdoria mbetet e 15-ta me 20 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera