Sport

Napoli pritet të ndryshoj emrin e stadiumit dhe t’ia vë atë të Maradones

Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 26 November 2020

Legjenda e futbollit, Diego Armando Maradona, ka vdekur mbrëmë në moshën 60 vjeçare pas një sulmi në zemër, shkruan Gazeta inFokus.

Vdekja e tij e mërzitur shumë tër botën e futbollit, të cilët do ta kujtojnë gjatë si një ndër futbollistët me të mirë të gjitha kohërave.

Në nder të kujtimit të argjentinasit, klubi italian ku ai kaloj një periudhë të mjaft të mirë të karrierës, Napoli, pritet të ndryshoj emrin e stadiumit.

-Advertisement-

Sipas raportimeve thuhet se nga ‘San Paolo’, Napoli do të emëroj stadiumin e tij në ‘Maradona’, në shenjë respekti për tashmë të ndjerin.

Maradona ka lenë gjurmë të pashlyeshme në futboll, si një ndër më të mirët e historisë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera