Sport

Napoli nuk e do Icardin: “S’e kam ndërmend të takohem me Wanda Naran”

Autori: Gazeta inFokus 19:29 | 11 July 2019

Aurelio De Laurentiis ka konfirmuar se Napoli nuk është i interesuar për transferimin e Mauro Icardit.

Sulmuesi 26-vjeçar, Mauro Icardi, i ka ditët e numëruara te Interi.

Beppe Marotta dhe trajneri, Antonio Conte, kanë bërë të ditur se ish-kapiteni nuk bën pjesë më në planet e zikaltërve dhe janë duke pritur për oferta.

-Advertisement-

U raportua se Napoli është i interesuar për të nënshkruar me sulmuesin 26-vjeçar, por numri një i klubit, Aurelio De Laurentiis, ka thënë se nuk e ka ndërmend të takohet me agjenten e lojtarit, Wanda Naran, duke mohuar transferimin e mundshëm të Icardit.

“Janë fjalë të pakuptimta. Jam takuar me Wanda Naran tri vite më parë dhe s’do ta takojë atë sërish, sepse Napoli nuk ka nevojë për Icardin”, tha De Laurentiis.

Rodrigo Moreno i Valencias duket se do te jetë 9-shi i Carlo Ancelottit te Napoli, kështu të paktën ka dhënë sinjale babai i lojtarit.

“Një ekip i mirë si Napoli do të ishte zgjedhje fantastike për Rodrigon, edhe pse ai ka kontratë me Valencian”, tha Machado për “Calciomercato.it”.

“Duhet të arrihet një marrëveshje mes klubeve, dhe s’kam ndonjë lajm për këtë. Do të flas kur të ketë nënshkrime. Le të tregojë më së miri koha…”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera