Sport

Napoli mposhtë Genoan me rezultat tenistik, sërish s’ka minuta për Rrahmanin

Autori: Gazeta inFokus 19:57 | 27 September 2020

Napoli e ka shënuar fitoren e parë në këtë fillim kampionati në Serie A, shkruan Gazeta inFokus.

Napolitanët e kanë mposhtur Genoan me rezultat tenistik 6-0, në duelin e zhvilluar në kuadër të xhiro së dytë.

Në ndeshjen e zhvilluar në ‘San Paolo’, golat për skuadrën e drejtuar nga Gennaro Gattuso i shënuan Hirving Lozano (10’ dhe 65’), Piotr Zielinski (46’), Dries Mertens (57’), Elif Elmas (69’) dhe Matteo Politano (72’).

-Advertisement-

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, nuk luajti asnjë minutë as në këtë ndeshje, duke qëndruar vetëm në bankën rezervë.

Pas kësaj fitoreje Napoli renditet i 7-ti me tre pikë, ndërsa Genoa e katërta po ashtu me tre pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera