Sport

Napoli mposhtë Genkun dhe kualifikohet në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve

Autori: Gazeta inFokus 20:54 | 10 December 2019

Napoli ka shënuar fitore të rëndësishme përballë Genkut.

Skuadra e Carlo Ancelottit ka triumfuar me rezultat të lartë 4-0, duke siguruar kështu 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Në duelin e luajtur në ‘San Paolo’ ka shkëlqyer sulmuesi Milik.

-Advertisement-

Ai ka realizuar tre gola për 35 minuta.

Të parin e shënoi në minutën e 3’, kurse të dytin në të 36’, ndërsa Hat-Trickun e kompletoi në minutën e 38’.

Golin e katërt dhe të fundit në këtë takim e shënoi, Mertens në minutën  e74’.

Napoli me ketë fitore e mbyllë fazën e grupeve në pozitën e dytë në grupin E me 12 pikë, ndërsa Genku është eliminuar nga gara me prestigjioze në botë, pasi ka përfunduar i fundit me vetëm një pikë të tubuar.

Kujtojmë së përveç Napolit nga ky grup është kualifikuar edhe Liverpooli si i pari me 13 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera