Sport

Napoli merr Lukakun dhe gjen zgjidhje për Osimhenin, sulmuesi nigerian do të huazohet te…

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 30 July 2024

Napoli duket se i ka dhënë më në fund zgjidhje çështjes “Osimhen”, edhe pse ndoshta jo fiks ashtu siç dëshironte Aurelio De Laurentis.

Eksperti i merkatos dhe gazetari i “The Athletic”, David Ornstein bën me dije se sulmuesi nigerian do të huazohet te Chelsea për një vit, me opsionin e blerjes në 2025-ën.

“Blutë” ishin prej kohësh të interesuar për shërbimet e 25-vjeçarit, por nuk kishin ndërmend të paguanin klauzolën që Napoli kishte vendosur për të.

-Advertisement-

Kështu De Laurentis duket se tashmë është “dorëzuar” dhe në mënyrë për të marrë Romelu Lukakun, i cili është dëshira më e madhe e trajnerit Conte, ka rënë dakord që ta shkëmbejë me Osimhenin.

Kështu, sulmuesi belg do të huazohet te Napoli për këtë sezon, ndërsa nigeriani do të huazohet te Chelsea.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera