Sport

Napoli e dërgon në shtëpi Lazion dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Autori: Gazeta inFokus 22:55 | 21 January 2020

Napoli ka arritur që më rezultat minimal 1-0 ta mposhtë Lazion dhe ta eliminoj nga Kupa e Italisë, shkruan Gazeta inFokus.

Në duelin e zhvilluar në ‘San Paolo’ vendosi goli i realizuar nga Lorenzo Insigne në minutën e dytë të takimit.

Ndeshja ishte mjaftë dramatike dhe pati dy karton të kuq.

-Advertisement-

Fillimisht pas dy kartonëve të kuq futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj u përjashtua nga loja, kurse në minutën e 25’ Lucas Leiva i Lazios u largua nga fusha e lojë pas mori direkt karton të kuq.

Pas kësaj fitore Napoli është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Ndryshe, mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha në këtë takim ishte në bankë rezervë për Lazion./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera