Sport

Napoli dhe Milan futen në garë për mbrojtësin e Fiorentinës

Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 01 July 2020

Mbrojtësi i Fiorentinës, Nikola Milenkoviç është synim i dy skuadrave të mëdha italiane, Milan dhe Napoli.

Siç raporton Le 10 Sport, dy skuadrat tanimë kanë nisur edhe kontaktet e para me drejtuesit e Fiorentinës për transferimin e lojtarit, transmeton KosovaPress.

Fiorentina është e gatshmë të lë të lirë 22 vjeçarin, nëse marrin një ofertë prej 30 milionë euro gjatë afatit kalimtar të verës.

-Advertisement-

Napoli e sheh lojtarin si zëvendësues të Kalidou Koulibaly, i cili është afër transferimit në Liverpool, ndërsa Milan kërkon që me 22 vjeçarin ta përforcojë edhe më shumë mbrojtjen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera