Sport

Napoli dhe Barcelona ndahen në paqe, çerekfinalisti vendoset në ‘Camp Nou’ (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 23:00 | 25 February 2020

Napoli dhe Barcelona kanë luajtur baras 1-1, në sfidën e parë në kuadër të 1/8 se finales së Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Në duelin e zhvilluar në stadiumin ‘San Paulo’, vendasit kaluan të parët në epërsi në minutën e 30’, me supergolin e realizuar nga Mertenz.

Pjesa e parë u mbyllë me rezultat minimal 1-0 për napolitanët, ndërsa në 45 minuta e dytë Barcelona arriti ta barazoj rezultatin.

-Advertisement-

Ishte Antoine Griezmann, ai i cili realizoi për rezultatin 1-1 në minutën e 57’.

Deri në fund të dy skuadrat u munduan ta shënonin golin e fitores, por nuk arritën dhe ndeshja u mbyll me rezultat 1-1.

Ndeshja e kthimi zhvillohet pas tri javë në ‘Camp Nou’, aty ku do të përcaktohet edhe çerekfinalisti./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera