Lajme

Nami në rrugët e Tiranës, 12 të arrestuar për vetëm 24 orë

Autori: Gazeta inFokus 18:44 | 17 December 2017

12 persona janë arrestuar nga Policia Rrugore e Tiranës gjatë natës së të shtunës, duke u gdhirë e diela për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Burimet nga policia thanë se në një rast, është arrestuar një drejtues mjeti, i cili udhëtonte në krah të kundërt të drejtimit të lëvizjes, ndërsa kishte 11 për qind alkool në gjak.

Gjithashtu, 23 leje drejtimi u pezulluan për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit etj.

-Advertisement-

Masa të ashpra pati edhe për shkelje të rregullave të tjera të qarkullimit rrugor, si mosvendosje e rripit të sigurimit mosrespektim të semaforit, parakalime të gabuara apo mos respektim të kufirit të lejuar të shpejtësisë. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera