Lajme

Nait Hasani: UÇK-ja faktor vendimtar për çlirimin e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 17 November 2020

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani ka kujtuar themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ka thënë se se emri i UÇK’së jehoi për herë të parë në 1994, dhe se u bë më vonë faktori vendimtar për çlirimin e Kosovës.

“Si sot më 17 nëntor 1994 u themelua Ushtria Çlirimtare të Kosovës, Atëbotë për herë të parë jehoi emri i saj në Kosovë e në botë, më vonë UÇK-ja u bë faktori vendimtar në arritjen e Çlirimit të Kosovës nga okupimi shekullor i Serbisë. Lavdi dëshmorëve të kombit të rënë për liri. Lavdi UÇK-së”, ka shkruar Hasani/Gazeta inFokus/

Të tjera