Lajme

Nait Hasani tregon se e rrahën serbët nënën e tij kur shkoi për vizitë në burg

Autori: Gazeta inFokus 09:35 | 13 June 2023

Ish-i burgosur politik, Nait Hasani, ka treguar një moment kur nëna e tij e kishte vizituar në burgun e Beogradit dhe që e njëjta ishte rrahur.

Hasani në Klan Kosova, mes tjerash ka thënë se pos nënën e tij, i kanë rrahur edhe familjarët e tjerë kur i kanë vizituar në Beograd.

“Sjelljet e gardianët ishin më ashpra ndaj neve. Problemi ka qenë me familjet tona kur vinin në vizitë, sepse ata organizonin protesta jashtë, nënën time e kanë rrahë jashtë kur ka ardhur për vizitë, i kanë rrahur familjarët tanë, duke konsideruar shkak Millosheviqin si i burgosur për shkak të Kosovës dhe ne jemi shkaktarë të burgosur aty”, u shpreh Hasani.

-Advertisement-

Ai tregoi se në burgun e Beogradit ka qëndruar për rreth dhjetë muaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera