Lajme

Nait Hasani: Kosova po bën politikë të portaleve

Autori: Gazeta inFokus 21:29 | 20 March 2018

Deputeti i shumëpërfolur i Partisë Demokratike të Kosovës, për demarkacionin, Nait Hasani,ka përsëritur qëndrimin e tij kundër marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

“Unë jam kundër demarkacionit, por do të jem në shërbim të votuesve të mi”, ka thënë Hasani në Kuvendin e Kosovës duke mos qartësuar nëse do ta votoj ose jo këtë marrëveshje, shkruan Infokusi.

Ai ka treguar se deri më tani ka marrë mesazhe të ndryshme nga njerëz të ndryshëm për dhe kundër demarkacionit. një pjesë e madhe e tyre sipas tij, kanë ardhur në formë presioni nga përfaqësues të ndryshëm politik, “sa për tu hyrë në qejf shefave të tyre”.

-Advertisement-

Ai ka kritikuar të gjithë ata që po kërkojnë që të votohet marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi, duke filluar nga ndërkombëtarët, analistët, mediet e Organizatat jo Qeveritare të cilat ka thënë se kanë burime të dyshimta të financimit.

“Logjika e sotme politike tregon se Kosova është në krizë të identitetit shtetëror dhe partneritetit ndërkombëtar. Ka politikë të portaleve dhe gazetareske”, ka thënë Hasani./Infokusi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera