Lajme

Nait Hasani: E kundërshtojmë Tribunalin Special, duam gjykatë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 18:11 | 28 December 2017

Kërkesa e 43 deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ajo e 22 dhjetorit, për seancë të jashtëzakonshme për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, që njihet si Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë, do të mbetet edhe më tej dhe do të dalë në votim, thotë Nait Hasani.

Deputeti i Kuvendit nga Partia Demokratike e Kosovës, Nait Hasaini, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se kërkesë për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale është bërë për ndryshimin e karakterit etnik të gjykatës dhe të mos gjykohen vetëm pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por të gjithë ata që kanë bërë krime të supozuara, përfshirë edhe individët e mundshëm nga bashkësitë tjera etnike në Kosovë.

“Ne e kundërshtojmë. E kam kundërshtuar dhe do ta kundërshtoj një gjykatë të tillë sepse nuk është një gjykatë që e dënon krimin, por që kërkon të dënojë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për çlirimin që e ka bërë. Kërkesa ime personale dhe e 43 të nënshkruarve, ka qenë, është dhe do të mbetet si kërkesë drejtuar Kuvendit për shqyrtimin e plotësim ndryshimin e ligjit, nga një Gjykatë Speciale që është tash me Dhoma të Specializuara, të krijohet një gjykatë në Kosovë, e cila do të merret me trajtimin e rasteve të dyshuara për krime edhe të komuniteteve të tjera, sikurse krimet serbe në Kosovë”, thotë Hasani. /REL

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera