Lajme

Naim Qelaj sot pranon detyrën si Avokat i ri i Popullit

Autori: Gazeta inFokus 06:57 | 29 September 2020

Sot do të bëhet dorëzim – pranimi i detyrës nga Avokati i deritanishëm i Popullit, Hilmi Jashari tek Avokati i ri i Popullit, Naim Qelaj.

Kuvendi i Kosovës e ka zgjedhur dje Naim Qelajn Avokat të Popullit me 69 vota pro, pesë kundër dhe tri abstenime.

Qelaj nuk kishte marrë votat e duhura në seancën e kaluar për marrjen e pozitës së Avokatit të Popullit me mandat pesëvjeçar.

-Advertisement-

Ndryshe, Naim Qelaj ka qenë zëvendësministër i Drejtësisë nga radhët e AAK-së në kohën sa Ramush Haradinaj ishte kryeministër. Ai ka qenë edhe koordinator nacional për mbrojtje nga dhuna në familje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera