Lajme

Naim Murseli dhe dy të dyshuarit tjerë arrijnë në gjykatë, fillon seanca për vrasjen e Liridona Ademajt

Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 03 December 2023

Tashmë kanë mbërritur në Gjykatën Themelore të Prishtinës tre të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, bashkëshorti Naim Murseli si dhe dy të dyshuarve të tjerë Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.

Ata janë futur në gjykatë nga një hyrje tjetër dhe larg medieve.

Seanca është paraparë që të fillojë në ora 09:30.

-Advertisement-

Ndërkohë, para fillimit të kësaj seance në hyrje të objektit të Gjykatës janë parë edhe disa aktivistet për të drejtat e grave.

“Nuk ka paqe pa sigurinë e grave” – thuhet në pankartën që po e mbajnë këto aktiviste.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera