Lajme

Naim Ismajlin e “mbulon” bërllogu (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 24 May 2019

Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli ndonëse prej tri mandatev udhëheq këtë komunë nuk po arrin t’i menaxhoj mbeturinat e shumta.

Në disa fotografi shihet gjendja e tmerrshme në Shtime, shkruan Gazeta inFokus.

Aroma kundërmuese e mbeturinave po i pengon edhe qytetarët.

-Advertisement-

Për këtë problem ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje në Shtime.

Në këtë mënyrë, sipas tyre, po vihet në rrezik jeta e qytetarëve.

“Në mungesë të një deponie mbeturinash, e shohim gjendjen e tmerrshme të rrugës lidhëse mes fshatrave Mollopolc – Petrovë.

Gjendja e tillë është e papranueshme, pasi që jo vetëm ka pamje të pakëndshme, por edhe aromat që ndihen mund të shkaktojnë epidemi të ndryshme, të cilat gjithashtu mund të përhapen përmes kafshëve. Në këtë mënyrë vihet në rrezik jeta e qytetarëve të asaj pjese”, thuhet në njoftimin e tyre.

Mësohet se gjendja më e mirë nuk është as në pjesët e tjera të qytetit të Shtimes./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera