Fokus

Naim Ismajli, e avancon asistenten, e bënë zyrtare kryesore të financave

Autori: Hateme Smajli 16:19 | 24 September 2019

E nisi punën si asistente e kryetarit të Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, por shumë shpejtë Ardita Ndrecaj, arriti të bëhet  zyrtarja kryesore për financa në këtë komunë.

Madje deri para një jave kur Gazeta inFokus u interesua për avancimin e kësaj zyrtareje, emri i saj figuronte në tri dyer të komunës.

Për shkak se gjithçka kishte ndodhur shumë shpejtë, duket se nuk kishin kohë as të ndryshonin mbishkrimin në hyrje të zyrave nëpër të cilat Ndrecaj kishte kaluar.

-Advertisement-

Megjithatë, burime të gazetës kanë treguar se tashmë është larguar emri i Ndecajt nga dyert tjera dhe ka mbetur vetëm në zyrën e financave, post të cilin e ushtron tani.

Ndërkaq vetë  Ndrecaj, e kontaktuar nga gazeta inFokus nuk ka dhënë shumë sqarime lidhur me avansimin e saj.

“Ne për cdo rast që ka të bëjë me mediat e kemi zyrtarin për informim që merret me këto qështje. Unë nuk kam asgjë më shumë të shtoj se sa që ka thënë z.Lulzimi për këtë qështje”, ka thëën Ndrecaj.

Lulzim Sahiti, zyrtar i lartë për informim në Komunën e Shtimes ka konfirmuar se Ndrecaj ka filluar punë si asistente, pastaj ka vazhduar si zyrtare për zhvillim ekonomik në vitin 2017.

Ndërsa në vitin 2019 ajo është zgjedhur nga kryetari zyrtare kryesore e financave, post ky që vazhdon ta ushtrojë edhe sot.

“Zyrtarja Ardita Ndrecaj ka filluar punën për herë të parë në Komunën e Shtimes më 1. 8. 2014 si staf politik në pozitën e asistentes në Zyrën e Kryetarit, mandej më 1. 10. 2017 është zgjedhur me konkurs publik, Zyrtare për Zhvillim Ekonomik, kurse më 10. 6. 2019 është emëruar nga Kryetari, në pozitën e re, Zyrtare Kryesore Financiare, meqë ka përgatitje profesionale adekuate dhe ka treguar performancë të mirë në punë. Pra, të gjitha procedurat janë respektuar konform ligjit”, ka deklaruar Sahiti.

Në bazë të kësaj, brenda tri viteve, Ndrecaj ka arritur të bëhet zyrtare kryesore për financa nga pozita e zyrtares për zhvillim ekonomik, që sipas Sahitit ky post ishte i merituar bazuar në përgatitjen e saj profesionale. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera