Nagip Krasniqit i vazhdohet edhe për dy muaj masa e paraburgimit

Autori: Gazeta inFokus
16:44 | 19 July 2023
Gjykata Themelore në Prishtinë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) për vazhdim të masës së paraburgimit ndaj Nagip Krasniqit edhe për dy muaj, i cili dyshohet për korrupsion në cilësin e drejtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).
Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, zëdhënësja për informimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë Milinda Gashi.
“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit N.K, Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka marr vendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit N.K, ashtu që masa e paraburgimit i është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj.”, thuhet në përgjigjen e gjykatës.
Ndryshe, Krasniqi është arrestuar më 19 prill, pas bastisjeve që janë kryer nga Njësia e Veçantë e Hetimeve, në zyrën e tij në KEK dhe dy banesat e tij dhe i njëjti u dërgua në mbajtje.
Ai dyshohet se ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, “Ushtrim ndikimi” dhe “Konflikt interesi”.
Ndërsa, më 20 prill, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), paraqiti kërkesë në Themelore, lidhur me caktimin e masës së paraburgimit ndaj Krasniqit. Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, Gjykata Themelore në Prishtinë, ia kishte caktuar drejtorit të KEK-ut një muaj paraburgim.
Kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, kishte ushtruar ankesë mbrojtja e Krasniqit, me propozim që Gjykata e Apelit ta aprovojë ankesën si të bazuar dhe ta lirojë të pandehurin nga paraburgimi duke i caktuar një masë më të butë.
Ndërsa, më 8 maj 2023, Gjykata e Apelit ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Nagip Krasniqit, duke e lënë të njëjtin nën masën e paraburgimit, me arsyetimin se mund të ndikojë në dëshmitarë.
Po ashtu, kërkesë për lirimin e Krasniqit nga masa paraburgimit, mbrojtja kishte ushtruar edhe në Supreme, mirëpo edhe shkalla e tretë e kishte refuzuar.
Ndryshe, Nagip Krasniqi më 25 prill 2023 është pezulluar nga detyra e kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut.

Të tjera
-
Murati: Opozita po shkel Kushtetutën duke refuzuar pjesëmarrjen në votim
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka kritikuar partitë tjera ...
-
Ky është momenti kur Dehari i kërkoi sigurimit t’i ndërpres Çitakut fjalimin
Gjatë seancës së sotme në tentativë për konstituimin e legjislaturës së re të...
-
Miftaraj: VV dhe Albin Kurti haptazi kanë kapur Kuvendin e Kosovës
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar ashpër ndaj vep...
-
Arbreshë Krasniqi: Kosova është përtej qëndrimeve individuale, është më shumë se 120 deputetë
Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Arbreshë Krasniqi ka folur për media pas ...
-
Krasniqi: Sot me vetëdije u shkel Kushtetuta, pa u trembur qerpiku
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi pas dështimit të seancës konstituive tha se...
-
Krasniqi: Për Kurtin dhe VV-në, as Gjykata Kushtetuese, e as aktgjykimet e saj nuk kanë kurrfarë vlere
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është deklaruar pas dështimit të seancës së...
-
Haradinaj: Kurti nuk e ka qëllimin me zgjedh problem por vetëm me bë keq e më keq
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur pas dështimit të radhës për konstitu...
-
“Ktheju rendit të ditës”, Hykmete Bajramit i ndërpritet fjala nga Avni Dehari
Edhe deputetes së betuar të LDK-së, Hykmete Bajramit i është ndërprerë fjala ...
-
S’kryen punë as takimi i djeshëm, dështon tentativa e 38 për konstituim të Kuvendit
Ka dështuar edhe tentativa e 38 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Se...
-
Çitaku: Kryesuesi po abuzon dhe po shkel Kushtetutën
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i ka rea...
-
Nis tentimi i radhës për konstituim të Kuvendit
Kanë nisur punimet për seancën e radhës konstituive. Deputetët e zgjedhur ...
-
Kurti dhe deputetët e tij ende nuk arrijnë në sallën e Kuvendit
Deputetët e koalicionit Lëvizja Vetëvendosje – Guxo dhe Alternativa nuk janë ...