Lajme

Nagavci: Vendimet politike rrezikojnë të ardhmen e studentëve

Autori: Gazeta inFokus 12:00 | 07 March 2018

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Arbërie Nagvaci në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës për përjashtimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit nga Regjistri Evropian i Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lart (EQAR) ka thënë se është rezultat i shkarkimit partiak që iu bë këshillit të AKA-së.

‘Shkarkimi i Këshillit është bërë për arsye partiake dhe kjo tashmë është bërë praktikë, njësoj si shkarkimi është emërimi i ri i këshillimit është bërë për arsye partiake’, ka thënë ajo, transmeton Infokusi.com

Nagavci ka shtuar se e cilësia e arsimit ka rënë për shkak të politizimit dhe vendimeve të marra në mënyrë të ngutshme.

-Advertisement-

‘Situata e krijuar në arsimin e lartë dhe në sistemin e arsimit në përgjithësi nuk duhet të çudisë, ka kohë për politizimi i skajshëm i arsimit dhe vendimet e marra në mënyrë të ngutshme ka bërë që të bie cilësia e arsimit dhe e ardhje e fëmijëve tanë të mos jetë e kënaqshme, ka shtuar Nagavci.

Deputetja e VV-së, ka shtuar gjithashtu se përjashtimi nga EQAR ka pasoja të renda për studentët kosovarë.

‘Vendimi arbitrar i kryeministrit Haradinaj i cili erdhi vetëm dy javë pas ardhjes në pushtët nuk është e re, por përjashtimi i AKA-së nga EQAR do të ketë pasoja të mëdha dhe të rënda për studentët kosovarë.

Kjo seancë e Kuvendit të Kosovës për të diskutuar për përjashtimin e AKA-së nga EQAR është iniciuar nga deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti dhe deputetja e VV-së, Arbërie Nagavci ndërsa është nënshkruar nga 30 deputetë të Kuvendit./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera