Lajme

Nagavci uron Ditën Ndërkombëtare të Arsimit: Për qeverinë tonë arsimi është parakusht për zhvillim

Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 24 January 2022

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Arsimit. Ajo tha se arsimi dhe edukimi janë procese të pandalshme dhe çelës për të hapur dyert e një jete të suksesshme për secilin e për zhvillimin e çdo shoqërie”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

Sipas Nagavcit edhe sivjet kjo ditë i gjen nxënësit, mësimdhënësit e shkollat duke u ballafaquar me shumë sfida për shkak të pandemisë. Por, sipas saj, “puna po vazhdon e sfidat do t’i tejkalojmë”.

“Do ta bëjmë më të mirën për shkollarët tanë, e për mësimdhënësit do të ofrojmë mbështetjen e nevojshme që bashkarisht të arrimë rezultate sa më të mira”, ka shkruar tutje Nagavci.

-Advertisement-

Sipas saj kjo qeveri arsimin e ka parakusht për zhvillim.

“Për Qeverinë tonë arsimi është parakusht për zhvillim, andaj po punojmë me përkushtim, me plane e aktivitete konkrete që sistemi ynë të përmirësohet në të gjitha nivelet e të gjitha sferat e arsimit”, ka vazhduar ajo.

Ministrja tha se synojnë rritjen e përfshirjes së fëmijëve në edukimin e hershëm, dhe janë duke punuar që  fëmijëve me nevoja të veçanta dhe komuniteteve t’u ofrojnë jo vetëm gjithpërfshirje, por edhe mundësi të barabarta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera