Lajme

Nagavci tregon se edhe këtë vit furnizimi me tekste shkollore bëhet me subvencionimin e prindërve

Autori: Gazeta inFokus 13:30 | 13 August 2024

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur furnizimi me tekste shkollore për nxënësit e vendit do të realizohet me praktikën e njëjtë të vitit të kaluar.

Në një konferencë për media, ajo ka theksuar se prindërit mund të aplikojnë për subvencionim në platformën E-Kosova që nga nesër.

Furnizimi me tekste shkollore do të bëhët sipas praktikës së vitit të kaluar të subvencionimit të prindit, që do të kenë mundësi të aplikojnë edhe nesër. Prindërit i subvencionojmë nëpërmjet një procesi që është transparent, që shmang mundësit e ndonjë keqpërdorimi që ka ndodhur në të kaluarën”, ka pohuar Nagavci.

-Advertisement-

“Aplikimin për subvencionime prindërit mund ta bëjnë që nesër në E-Kosova, të gjithë prindërit që i kanë hapur vitin e kaluar llogarit, tani e kanë më lehtë, nesër do të lansojmë një video për të treguar procedurat e aplikimit për subvencionim”, ka thënë Nagavci.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera