Lajme

Nagavci tregon arsyet e mos deklarimit të djeshme pas takimit me LDK’në

Autori: Gazeta inFokus 11:37 | 10 January 2020

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Arberie Nagavci ka ftuar për durim të gjithë qytetaret e Kosovës.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në facebook ka shkruar se shpeshherë sqarimi për gjithçka mund të i pëngojnë në arritjen e qëllimiti final, shkruan Gazeta inFokus.

“Interesimi i opinionit dhe vëmendja për çështjet që janë me interes të përgjithshëm është i natyrshëm dhe i pritshëm. Pa marrë parasysh se cilat janë motivet e interesimit, është legjitime e drejta për të ditur. Por nuk duhet harruar se shpesh herë ndalimi për të sqaruar gjithçka, mund të na pengoj për të arritur qëllimin final. Andaj dhe duhet durim e angazhim për të arritur te caku”, ka shkruar ajo.

-Advertisement-

Sipas Nagavcit , në këto momnetë të rëndësishme vendimet duhen të jenë të matura mirë.

“Në Kryesinë e LV! i kemi deleguar detyrën e zhvillimit të bisedimeve grupit punues deri në gjetjen e zgjidhjes më të mirë për vendit, sipas vullnetit të shprehur nga qytetarët .Andaj dhe me besimin e plotë tek Kryetari Kurti dhe kolegët tanë ftoj për durim.Në momentet e rëndësishme, përkundër tensionit e presionit, e madje pikërisht për këtë, vendimet duhet të jenë të matura mirë, të kujdesshme e të drejta”, ka thënë Nagavci mes tjerash.

Dëshira për zgjidhje të shpejta e arritje të marrëveshjes, sado e kuptueshme sipas saj nuk mund të jetë arsyeja për të humbur durimin.

“Rruga përpara është e gjatë, ka momente zhgënjimi e frike, por vendimet e drejta na sigurojnë që shpresa për zhvillim, angazhimi për drejtësi e kohët e bukura, të jenë më të afërta e të zgjasin më shumë”, ka përfunduar ajo./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera