Nagavci takon homologun turk, së shpejti konkretizohet marrëveshja në fushën e arsimit
Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 23 October 2021
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka pritur në takimi homologun turk, Mahmut Özer, me të cilin bisedoi për avancimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve.
Kisha kënaqësinë të pres dje në vizitë, ministrin e Arsimit Kombëtar të Republikës së Turqisë, Mahmut Özer.
Përmes një postimi në Facebook, Nagavci ka thënë se nga ministri ka kërkuar ndër të tjera, që të hiqen tarifat e studentëve të Kosovës të cilët studiojnë në Turqi për çka mori premtim se kjo çështje është duke u shqyrtuar.
Ky është statusi i saj i plotë:
Bashkëpunimi në arsim dhe aftësim profesional dhe në fushën e arsimit të lartë, digjitalizimi në këtë sektor, shkëmbimet e nxënësve e studentëve, zhvillimi profesional i mësimdhënësve ishin disa nga çështjet me rëndësi që i diskutuam.
Si Qeveri e Republikës së Kosovës jemi të përkushtuar për ofrimin e mundësive të barabarta për secilin shtetas. Këtë vit janë përkthyer tekstet nga gjuha shqipe edhe në gjuhën turke dhe boshnjake, ashtu si dhe po ofrojmë mbështetje për fëmijët e grupeve të margjinalizuara.
Nga ministri kërkova ndër të tjera, që të hiqen tarifat e studentëve të Kosovës të cilët studiojnë në Turqi për çka mora premtim se kjo çështje është duke u shqyrtuar.
Diskutuam për planet e përbashkëta që pritet të konkretizohen me një marrëveshje të bashkëpunimit mes dy shteteve me fokus në fushën e teknologjisë së informacionit, zhvillimit profesional të mësimdhënësve, arsimit të lartë, si dhe programet e shkëmbimit të studentëve e profesorëve.
Në kuadër të kësaj vizite, bashkë me ministrin Özer gjatë ditës vizituam edhe shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Elena Gjika” në Prishtinë, në të cilën mësimi zhvillohet edhe në gjuhën turke.
Të tjera
-
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngäcmim
Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka komentuar disa ngjarje të ndodhura së fundmi...
-
“Shkarkojnë policë që hetojnë akterët e VV-së”, Kica-Xhelili numëron skandalet e Qeverisë Kurti
Doarsa Kica Xhelili, deputete e LDK-së, ka renditur sipas saj dhjetë skandale...
-
Krasniqi viziton Ganimete Musliun pas ndërhyrjes që pati: Ke shumë miq, kolegë dhe dashamirë që mezi presin rikthimin tënd
Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se bashkë me gruan e tij, Meli...
-
Një çift i moshuar kosovar arrestohet në Gjermani në prani të mbesës 8-vjeçare
Policia federale e Gjermanisë ka arrestuar një çift në aeroportin e Dortmundi...
-
Dyshohet për sülm sek*ual ndaj 16 vjeçares në Shtime, kërkohet paraburgimi i të pandehurit
Tridhjetë ditë paraburgim ka kërkuar Prokuroria Themelore në Ferizaj për Xh.I...
-
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të parë Projektligjin për zyrtarët ...
-
Përfundon dëshmia e dëshmitarit të 57-të në rastin e Thaçit dhe të tjerëve
Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale të Hagës bëjnë me dije sot ka për...
-
Dënohen me pesë vite burgim tre zyrtarë të Fushë Kosovës, akuzoheshin për korrupsion
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj tre zyrtarëv...
-
Dy milionë britanikë vuajnë nga simptoma të gjata të COVID-it, tregon studimi
Dy milionë njerëz në të gjithë Anglinë dhe Skocinë ende vuajnë nga simptoma t...
-
Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet pranuar në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë
Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. ...
-
Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 57-të të ZPS-së, gjykimi në çës...
-
Kurti para gjermanëve: Duam t’i bashkohemi BE-së, NATO-s dhe KiE-së
Kryeministri Albin Kurti ka përmendur qëllimin e Kosovës për integrimin euroa...