Lajme

Nagavci: Sa më parë duhet filloi punën qeveria e re

Autori: Gazeta inFokus 00:00 | 13 November 2019

Qeveria e re duhet të filloi sa më parë punën e saj.

Kështu ka deklaruar, deputetja e ardhshme, e Lëvizjes Vetëvendosje, Arberie Nagavci, përmes një postimi në llogarin e saj në facebook, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas Nagavcit koha e pazareve politike ka përfunduar dhe janë vendosur standartet e rej.

-Advertisement-

“Shpresa duhet të materializohet me rezultate konkrete e me angazhim për të mirën e përgjithshme. Andaj sa më parë duhet funksionalizuar institucionet e të filloi punën qeveria e re.Koha e pazareve politike ka përfunduar dhe janë vendosur standarde të reja. Asnjë presion, asnjë manipulim, asnjë pazar nuk mund të ndërroi vullnetin e qytetarëve. Jo më” ka thënë ajo.

Më poshtë gjeni të plotë statusin e saj./Gazeta inFokus/

Me 6 tetor në Kosovë filloj një epokë e re.

Qytetarët e sollën ndryshimin me votën e tyre. Në mënyrë demokratike i thanë jo keq qeverisjes, krimit e korrupsionit.

Në rrugën përpara kemi shumë punë, e që ato të kryhen me sukses nuk do të lejojmë kushtëzime, shantazhime e rifaktorizim të subjekteve e individëve që në vazhdimësi kanë cënuar integritetin e sovranitetin e vendit, qoftë duke mbështetur marrëveshjet e dëmshme, qoftë duke keqpërdorur pozitat për përfitime individuale.

Shpresa duhet të materializohet me rezultate konkrete e me angazhim për të mirën e përgjithshme. Andaj sa më parë duhet funksionalizuar institucionet e të filloi punën qeveria e re.

Koha e pazareve politike ka përfunduar dhe janë vendosur standarde të reja. Asnjë presion, asnjë manipulim, asnjë pazar nuk mund të ndërroi vullnetin e qytetarëve. Jo më.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera