Lajme

Nagavci: Prioriteti ynë është ngritja e cilësisë së arsimit

Autori: Gazeta inFokus 12:04 | 20 September 2024

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se synim i Qeverisë është ngritja e cilësisë në arsim. Sipas saj, për këtë është rritur edhe buxhetin për sivjet.

Ministrja Nasgavci në konferencën shkencore për “Vlerësimet kombëtare dhe ndërkombëtare në arsimin para-universitar në Kosovë: Përvojat dhe perspektiva për të ardhmen”, të organizuar nga Instituti Pedagogjik i Kosovës, ka deklaruar se pas rezultateve të testit PISA, kanë diskutuar për t’i përmirësuar këto rezultate.

“Planet e Ministrisë së Arsimit janë shumë dimensionale e sidomos pas rezultateve të fëmijëve në testin PISA të cilat janë diskutuar në të gjitha nivelet. Ka qenë edhe një përgjegjësi e jona që të angazhohemi për një punë që qojnë deri tek përmirësimi i këtyre rezultateve”, ka thënë Nagavci.

-Advertisement-

Kurse, drejtori i Institutit Pedagogjik të Kosovës, Ismet Potera, ka thënë se janë në fazën e ristrukturimit funksional të Institutit pedagogjik, ndërsa shpreh bindjen se me statutin e ri do ta fuqizojë këtë institucion. Ndërsa, dekani i Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës, Blerim Saqipi, ka kërkuar bashkëpunim me të gjitha institucionet që merren me hulumtime në arsim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera