Lajme

Nagavci: Po punojmë në përgatitjen e të rinjve për t’iu shmangur rreziqeve nga trafikimi me qenie njerëzore

Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 18 October 2022

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci, ka thënë se institucioni që ajo drejton po punon vazhdimisht në parandalimin e rreziqeve nga trafikimi me qeniet njerëzore.

Nagavci tha se kjo teme është trajtuar në të gjitha nivelet e arsimit duke u inkuadruar edhe në lëndët shkollore, në veçanti tek ato kapituj ku trajtohen të drejtat njeriut.

“Trajtimi i kësaj teme me efikasitet i kësaj teme në institucionet edukativo-arsimore në të gjitha nivelet ndikon pozitivisht në parandalimin e trafikimit, në promovimin e sjelleve të shëndosha dhe përgatitjet e të rinjve dhe të reja në shmangien e ekspozimit e rreziqeve të mundshme”.

-Advertisement-

“Prej kohës Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e ka inkuadruar këtë temë në kurrikulat arsimore në të gjitha nivelet e arsimit dhe në programet lëndore, e në veçanti në ato kapituj ku trajtohen të drejtat e njeriut, pra në lëndën e Edukatës Qytetare, dhe tek lënda Aftësitë për Jetë”.

18 tetor, ndryshe shënohet edhe Dita Evropiane kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera