Lajme

Nagavci për vrasjen e mësimdhënëses: Do të mungojë sot e përgjithmonë te nxënësit e saj

Autori: Gazeta inFokus 15:28 | 25 November 2022

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka reaguar për vrasjen e gruas nga bashkëshorti i saj.

Ajo thotë se këtë rast e bën më të rëndë fakti se kjo grua që u vra sot ishte mësimdhënëse në një shkollë të Prishtinë, dhe do të mungojë përgjithmonë te nxënësit e saj.

Nagavci tutje ka shkruar në Facebook se vrasja e grave dhe vajzave është një nga temat më të dhimbshme të shoqërisë sonë, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Më poshtë postimi i plotë:

Kosova sot u trondit nga lajmi për vrasjen e një gruaje nga bashkëshorti i saj në Prishtinë.

Ky lajm i rëndë, erdhi në kohën kur në shkollat e Kosovës, ora e parë e mësimit po i dedikohej parandalimit të dhunës ndaj gruas, si pjesë e Kampanjës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”.

Këtë rast, e bën edhe më të rëndë fakti se kjo grua që u vra sot ishte mësimdhënëse në një shkollë të kryeqytetit dhe do të mungojë sot e përgjithmonë te nxënësit e saj.

Vrasja e grave dhe vajzave është një nga temat më të dhimbshme të shoqërisë sonë. Prandaj, ne si institucione, bashkë me të gjithë akterët tjerë, të kujdesemi më shumë, që ngjarje të tilla të mos ndodhin.

Po ashtu, të punojmë sot që t’i edukojmë fëmijët tanë, vajzat e djemtë, se e ardhmja do të jetë e sigurtë vetëm si të barabartë dhe pa dhunë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera